Pajisje

Maskat me ndriçim dhe sistem zëri


Razer, kompani teknologjike, për të përmirësuar ndërveprimin mes njerëzve gjatë periudhës së pandemisë ka krijuar një dizajn konceptual për një maskë plastike fytyre me ndriçim dhe sistem të integruar zëri.

Sipas Dezeen, faqe kushtuar dizajnit, maska e quajtur “Project Hazel” lejon përdoruesit të shprehin lirshëm emocionet e tyre në fytyrë përmes materialit të tejdukshëm nga i cili përbëhet.

Për sa i përket veçorisë së ndriçimit, ai realizohet përmes dritave të integruara të cilat ndizen automatikisht në kushtet kur ndriçimi është i pakët. Gjithashtu, ekziston edhe mundësia e personalizimit të ndriçimit me anë të efekteve me ngjyra të ndryshme.

Dezeen shton se maska mundëson që zëri të dëgjohet i pastër dhe me volumin e duhur në distancë përmes një sistemi të inkorporuar të mikrofonëve dhe amplifikatorëve.

Maska e Razer-it është prezantuar në ngjarjen ndërkombëtare të teknologjisë CES 2021 e cila është mbajtur në Las Vegas dhe ndryshe nga vitet e kaluara u realizua virtualisht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore