Lajme

Masivi i akullt i kraterit Korolev në Mars, jep shpresë për jetë në planetin e kuq


Marsi vërtetë është një planet i ftohtë, i thatë dhe një sipërfaqe ku uji në formën e tij të lëngët, rrallë shihet.

Mirëpo, gjërat mund të ndryshojnë falë kraterit Korolev, i cili me një gjerësi prej 1.8 kilometrash, mbart brenda vetes një masiv akulli, i cili ka dhënë që prej ditëve të para të zbulimit, shpresë se jeta mund të gjendet në planetin e kuq.

Fotografitë e para në rezolucion të plotë të kraterit, u realizuan në vitin 2018, ku një seri fotosh u bashkëngjitën për të krijuar imazhet që njihen sot gjerësisht prej tij.

Lajmi i vërtetë sot gjithsesi, është fakti se në rast të një rritjeje eventuale të temperaturave, akulli i shkrirë mund të kthehet në ujë dhe të rikthejë gjallesat në Mars, duke krijuar një ekosistem më të volitshëm për jetë, përfshi atë njerëzore.

Aktualisht, në sipërfaqen marsiane veprojnë disa programe kërkimore dhe ato çdo ditë dërgojnë informacione të vlefshme në tokë.

Mbi gjetjen e burimeve ujore të nënujshme, ka pasur gjithnjë hamendësi dhe prova sporadike për shkencëtaret, por ende jo një zbulim të madh, që mund të ndryshojë rrjedhën e perceptimit mbi atë çfarë përfaqëson sot Marsi për njerëzimin.

Mundet krateri Korolev ta arrijë këtë? Shpresë ka!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore