Stil

Martohet Lady Kitty Spencer, mbesa e Princeshës Diana


Lady Kitty Spencer,Princesha Diana

Mbesa 30-vjeçe e Princeshës Diana, Lady Kitty Spencer është martuar me miliarderin 62-vjeçar Michael Lewis.

Dyshja kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në Villa Aldobrandini në Romë të Italisë, teksa Lady Kitty ishte veshur me një fustan të bardhë të disenjuar nga gjigandi “Dolce & Gabbana”, kompani për të cilën ka modeluar që nga viti 2017.

Lady Kitty Spencer, 2021.

Krijimi i fustanit me dantella me mëngë të gjata ka nxitur fansat e saj të bëjnë krahasimet me fustanin dasmës ikonike të vitit 2011 të Kate Middleton të krijuar nga Sarah Burton e Alexander McQueen.

Kate Middleton, 2011.

Ndryshe, Lady Kitty është vajza e vëllait të vogël të Dianës Charles, Earl Spencer, ndërsa lidhja e saj me Lewis ka nisur në muajin shkurt të vitit 2020.

Por, gjithsesi ani pse një dasmë e madhe, në të pjesë nuk morën as Princi Harry e as Princi William.

Lajmi për fejesën e Lady Kitty me Lewis, një manjat i modës në Afrikën e Jugut, shpërtheu në janar të vitit 2020 – vetëm gjashtë muaj pas paraqitjes së tyre të parë publike si çift në Hamptons.

Sidoqoftë, Lady Kitty ka refuzuar të flasë për jetën e tyre personale.

Në një intervistë për “Town and Country UK”, modelja tha se marrëdhëniet e saj romantike nuk kanë asnjë lidhje “me askënd tjetër”.

“Nuk duhet të bëjë ndonjë ndryshim në ditën e askujt”, tha ajo.

“Kënd e dua ose nuk e dua, ose kam një dëshirë të fortë ose nuk kam ndonjë dëshirë të fortë, ose shkoj në një takim me të, unë nuk e di pse kjo duhet të jetë ajo që dikush duhet të lexoj në mediat rozë”, ka thënë Lady Kitty.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore