Lajme

‘’Marrje ryshfeti’’, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ – aktakuzë ndaj 10 personave në rastin “Subvencioni IV”


Ilustrim: Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale e Kosovës, këtë të mërkurë, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë 10 të pandehurve, prej tyre tetë zyrtarë dhe dy qytetarë, në rastin e njohur si “Subvencioni IV”.

“Prokuroria Speciale njofton se personat zyrtarë si të pandehur janë, tre zyrtar nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë në Prishtinë, tre zyrtarë të AZHB-së në Regjionin e Pejës, një zyrtarë nga Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Istogut dhe një zyrtarë nga Drejtoria për Bujqësi në Komuna e Lipjanit”, thuhet në njoftim e Prokurorisë Speciale.

Të akuzuarit ngarkohen për “Marrje ryshfeti”, “Ushtrim ndikimi”, “Ndihmë në veprën penale marrje ryshfeti”, “Mashtrim në detyrë”, “Dhënie e ryshfetit” dhe “Mashtrim me subvencione”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore