Lajme

Marrëdhëniet Rusi-Kinë më të forta se kurrë, thotë Lavrov


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi të hënën e 28 marsit se marrëdhëniet e Rusisë me Kinën ishin “më të forta se kurrë”.

Kjo, në një kohë kur vendet perëndimore po kërkojnë të izolojnë Moskën me sanksione të paprecedenta mbi Ukrainën.

Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve “Reuters”.

Sipas medias londineze, Pekini zyrtar ka shprehur vazhdimisht kundërshtime ndaj sanksioneve.

Ajo ka këmbëngulur se do të mbajë shkëmbime normale ekonomike dhe tregtare me Rusinë.

Ndër të tjera, autoritetet kineze kanë refuzuar të dënojnë veprimet e Moskës në Ukrainë.

Madje, qeveria është e kujdesshme ndaj kompanive kineze që bien ndesh me sanksionet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore