Sport

Marquinhos i Arsenal mund të largohet si huazim në janar


Sulmuesi i Arsenal-it, Marquinhos mund të largohet si huazim në janar, sipas gazetës britanike The Sun.

Marquinhos, 19 vjeç, nënshkroi për klubin këtë verë dhe bëri debutimin e tij kundër FC Zurich në Europa League javën e kaluar, duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asistim.

Topçinjtë donin të sillnin një anësor të ri për të zëvendësuar Nicolas Pepe-n, i cili u largua në huazim te Nice, por Marquinhos gjithashtu mund të largohej me një marrëveshje të përkohshme nëse ata blejnë një lojtar tjetër në janar.

Arsenal-i momentalisht janë në formë mjaft të mirë, të cilët radhiten në pozitën e parë në Premier League, dhe kanë vetëm një humbje në të gjitha ndeshjet e luajtura këtë sezon.

Kujtojmë, se ndeshja e Arsenal-it në Europa League është shtyrë për shkak të mungesës së forcave policore pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore