Boterori 2022

Marok – Spanjë, përfundon pa gola, ndeshja shkon drejt vazhdimeve


Pjesa e parë nisi me një ritëm të lartë nga dyja ekipet, të cilat treguan lojë të hapur.

Rasti i parë serioz erdhi për spanjollët në minutën e 24-të, kur Marco Asensio i vetëm përballë portierit maroken goditi vetëm rrjetën e jashtme.

Ndërkohë, Maroku e pati një mundësi të mirë në fund të pjesës së parë, mirëpo Nayef Aguerd goditi dobët me kokë nga një distancë e afërt.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, derisa e dyta ishte dukshëm me një ritëm më të ulët.

Spanjollët kishin dominimin e topit në këtë pjesë, por pa arritur në fund t’i konkretizojnë rastet.

Në anën tjetër, marokenët nuk patën asnjë goditje në portë në këtë pjesë, derisa edhe posedimi i topit ishte shumë pak në anën e tyre.

Pra, në fund ndeshja përfundon pa gola dhe është takimi i dytë në këtë fazë të Kupës së Botës që shkon në vazhdime, pas atij mes Japonisë dhe Kroacisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore