Lajme

Marina amerikane lëshon një anije të emëruar për liderin e të drejtave të homoseksualëve


Marina amerikane ka nisur një anije të cilën e ka emëruar sipas historisë së një aktivisti për të drejtat e homoseksualëve, i cili ishte detyruar të japë dorëheqje nga shërbimi për shkak të orientimit të tij seksual në vitet e 50-ta.

“USNS Harvey Milk” u lançua në San Diego në fundjavën e parë të muajit nëntor, në një shërbim ku morën pjesë Sekretari i Marinës, Carlos Del Toro dhe nipi i aktivistit Milk, Stuart.

Harvey Milk – Ish oficer zhytjeje në Marinën Amerikane.

Milk, shërbeu si oficer zhytjeje dhe toger në bordin e anijes së shpëtimit nëndetëse “USS Kittiwake” gjatë Luftës Koreane. Por, ai u detyrua të largohej nga shërbimi pas dy javësh marrje në pyetje për seksualitetin e tij në vitin 1955.

Ai më vonë u bë një nga politikanët e parë homoseksualë të parë të Amerikës, i zgjedhur në vitin 1977 në Bordin e Mbikëqyrësve të San Franciskos.

Por një vit më vonë ai u qëllua dhe u vra nga Dan White, një ish-mbikëqyrës i qytetit me të cilin ai ishte përplasur shpesh.

Duke folur në ceremoni, Sekretari Del Toro tha se ishte gabim që Milk ishte detyruar të “maskonte atë pjesë shumë të rëndësishme të jetës së tij” gjatë kohës së tij në marinë.

“Për një kohë shumë të gjatë, marinarët si Lt. Milk u detyruan në hije ose, më keq akoma, u detyruan të largoheshin nga Marina jonë e dashur,” tha Del Toro.

“Kjo padrejtësi është pjesë e historisë sonë të Marinës, por po ashtu është edhe këmbëngulja e të gjithë atyre që vazhdojnë të shërbejnë përballë padrejtësisë”, ka shtuar ai.

Kur administrata e Obamës njoftoi për herë të parë synimin e saj për të emëruar një anije me emrin Milk në 2016, disa shprehën kundërshtime ndaj masës.

Ata sugjeruan që Milk nuk do të kishte miratuar huadhënien e emrit të tij në një anije të marinës duke pasur parasysh kundërshtimin e tij të njohur ndaj Luftës së Vietnamit.

Ndërkaq, kjo është vetëm një nga gjashtë anijet e reja që do të emërohen sipas liderëve të famshëm të të drejtave civile në SHBA.

Të tjerat anije që do te emërohen, përfshijnë emrat e ish-kryetarit të drejtësisë, Earl Warren dhe kandidatit të vrarë presidencial, Robert Kennedy.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore