Film

Margot Robbie pritet të fitojë 50 milionë dollarë si producente dhe ylli i “Barbie”


Aktorja dhe producentja australiane, Margot Robbie duket se po siguron të ardhura të majme nga pjesëmarrja e saj në filmin hit “Barbie”.

Ylli 33-vjeçar i “Barbie”, e cili gjithashtu prodhoi filmin, pritet të fitojë 50 milionë dollarë si pjesë e një marrëveshjeje që kombinon pagën e saj dhe bonuset në arkë, shkruan Variety, transmeton AlbanianPost.

Madje, edhe burri i saj, aktori anglez, Tom Ackerley është gjithashtu producent në film.

“Barbie” deri më tani ka tejkaluar shifrën prej 1 miliard dollarë në arkat botërore, duke e bërë Greta Gerwig regjisoren femër me fitimet më të larta të një filmi live-aksion në arkat global.

Robbie prodhoi “Barbie” me kompaninë e saj ‘LuckyChap Entertainment’, e cila më parë prodhoi “Birds of Prey” dhe fituesin e “Oscars”, “Promising Young Woman”.

Ajo zgjodhi vetë Gerwig për të drejtuar dhe bashkë-shkruajtur projektin me partnerin e vërtetë të Gerwig, Noah Baumbach.

Fillimisht, Robbie donte që Gal Gadot të luante “Barbie” përpara se Gerwig ta bindte atë të merrte rolin.

“Nuk ka qenë se kam dashur ndonjëherë të luaj Barbie, apo kam ëndërruar të jem Barbie, apo diçka të tillë. Kjo do të tingëllojë budallallëk, por me të vërtetë as që kam menduar këtë”, tha Robbie për Vogue në muajin maj.

Përpara se “Barbie” të arrinte momentin historik të saj në arkë, të cilin filmi e arriti pak më shumë se dy javë pas publikimit të tij, Robbie i tha Collider se ajo e prezantoi Barbie si një film që mund të fitonte 1 miliard dollarë.

“Mendoj se sfera ime në takimin me dritën jeshile ishte se studiot kanë përparuar aq shumë kur janë mjaftueshëm të guximshëm për të bashkuar një ide të madhe me një drejtor vizionar”, tha ajo për median.

Filmi “Barbie” rivitalizoi biznesin e kinemasë këtë verë, pjesërisht falë edhe trendit viral “Barbenheimer” në internet, duke sfiduar fansat të shohin ose botën rozë, ose “Oppenheimer” të Christopher Nolan.

Përndryshe, filmi “Barbie” ka thyer rekorde të shumta që nga premiera e tij më 21 korrik dhe i njëjti është afër të thyejë një tjetër rekord.

Pas “The Super Mario Bros. Movie” me rreth 48 milionë dollarë, filmi “Barbie” i shkrimtares-regjisores, Greta Gerwig duket i destinuar të fitojë vendin e parë për filmin vendas amerikan, me fitimin më të madh të vitit 2023.

Komedia për kukullën ikonë vlerësohet të ketë arritur në 525 milionë dollarë në Amerikë dhe gati 1.2 miliardë dollarë në mbarë botën.

“Barbie” në rrugën e duhur për t’u bërë filmi me fitimin më të madh të vitit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore