Lajme

Maqedonia e Veriut/ KSHZ-ja shpallë rezultatet përfundimtare të raundit të parë, në raundin e dytë shkojnë 44 komuna


Ilustrim

Në Maqedoninë e Veriut më 31 tetor qytetarët e 44 komunave do të votojnë edhe një herë për kryetar të komunës së tyre.

Sipas të dhënave, partia opozitare VMRO-DPMNE është partia që ka fituar më së shumti komuna në raundin e parë, gjithsej 21.

Ndërsa partia në pushtet LSDM e Zoran Zaev-it ka arritur të fitoj në nëntë (9) komuna.

Partia shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim(BDI) e Ali Ahmetit, ka arritur të fitoj vetëm dy komuna në raundin e parë të zgjedhjeve, atë të Likovës dhe komunën e Sarajit.

Kurse në komunën Mavrovë-Rostushe dhe Qendër Zhupë, votimi do të përsëritet për shkak të mosplotësimit të pragut ligjor – në votime do të shkojnë së paku një e treta (1/3) e votuesve të regjistruar në Listën zgjedhore.

BDI në raundin e dytë do të përballen në qytetin e Tetovës me Lëvizjen Besa.

Ndërsa, Aleanca dhe Alternativa shqiptare nuk kanë arritur të fitojnë asnjë komunë në raundin e parë.

Por, ato kanë arritur të hyjnë në ballotash në Gostivar, Strugë, Dibër dhe Çair.

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Aleksandar Dashtevski, është optimist se problemet me aparatet biometrike për identifikimin e votuesve nuk do të përsëriten në raundin e dytë të votimeve për zgjedhjet lokale.

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Aleksandar Dashtevsk në konferencë për media.

VMRO-DPMNE në raundin e parë ka fituar në:

Aerodrom Bosillovo
Butel Veles
Vinicë Gazi Babë
Gjorçe Petrov Gradsko
Zrnovc Ilinden
Jegunovc Kavadar
Karbinci Mogilla
Negotinë Novaci
Petrovec Prilep
Sveti Nikollë Sopishte
Shtip.

LSDM në raundin e parë ka fituar në:

Berovë Bogdanci

Vallandovë Dellçevë

Dojran Kriva Pallankë

Krivogashtanin Krushevë

Strumicë.

LSDM dhe VMRO-DPMNE, do të përballen për kryeqytetin, Shkup.

Këto dy subjekte do të përballen edhe në Manastir, Ohër, Gjevgjeli dhe disa komuna tjera.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore