Lajme

Maqedonia e Veriut: 23 të vdekur e 467 raste të reja me COVID-19


Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, 23 persona e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, dhe janë regjistruar 467 raste të reja.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së MV-së, janë kryer 3 mijë e 512 testime për COVID-19, ndërsa janë shëruar gjithsejtë 496 pacientë.

Raste aktive me COVID-19 sipas MSH-së raportohet të jetë 11 mijë e 962.

Deri më tani janë bërë gjithsej 1 milion e 282 mijë e 666 testime të Covid-19 në vend.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga pandemia në MK që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 190 mijë e 463 pacientë, ndërsa të shëruar 171 mijë e 871, kurse vdekje 6 mijë e 630.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore