Sport

Manny Pacquiao humbet përballë Yordenis Ugas në rikthimin e tij


Manny Pacquaio humbi në rikthimin e tij në ring pas dy viteve mungesë.

Ai u përballë me boksierin nga Kuba, Yordenis Ugas, i cili fitoi me një vendim të padiskutueshëm nga gjyqtarët.

Ugas shkaktoi befasi, duke e rifituar titullin WBA në peshat e mesme.

Boksieri nga Kuba u zgjodh për këtë betejë më 10 gusht, duke e zëvendësuar Errol Spence Jr. që ishte i lënduar.

Kjo ishte lufta e parë për Pacquiao-n që nga fitorja që ai arriti përballë Keith Thurman për titullin ËBA në vitin 2019.

“Në të ardhmen, mund të mos e shihni më Manny-n në ring”, tha ai.

42-vjeçari u shpreh që ai “po mendon për pensionimin” dhe që është “60-40” në favor të tij.

Në karrierën e tij, Pacquiao ka 62 fitore, tetë disfata dhe dy barazime.

“Ky është boksi”, tha ai për humbjen e tij.

“Më vjen keq që humba sonte, por e japa më të mirën time”.

Pacquiao-s ju hoq titulli WBA në janar të këtij viti, pas kohës së gjatë jashtë ringut.

“Ju thash që jam kampioni i vetëm i WBA, dhe ju vërtetova këtë sonhte. Shumë respekt për Pacquiao-n, por unë e fitova luftën”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore