Sport

Mane: Nga futbollistët që kam luajtur, Origi është sulmuesi më i mirë


Futbollisti i Bayern Munich-ut, Sadio Mane, ka thënë se Divock Origi është sulmuesi më i mirë me të cilët ai ka luajtur.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Mane i përgjigjet disa pyetjeve për: futbollistin më të shpejtë, dribluesin më të mirë, lojtarin më inteligjent, mbrojtësin më të mirë etj.

@11teamsports

Ultimate player x Sadio Mane 🤯 Do you agree? #UltimatePlayer #ultimatetean #ultimate #fut #sadiomane #NewBalanceFootball #Newbalance #FCBayern #LoveTheGame #11teamsports

♬ Originalton – 11teamsports

Por, kur vjen radha për sulmuesin më efikas që ai ka luajtur, senegalezi tha për sulmuesin aktual të Milan-it, Divock Origi-n, me të cilin kishin luajtur për një kohë të gjatë së bashku te Liverpool-i.

Mirëpo, Origi ende nuk po e gjen veten me klubin italian, që prej se u transferua në verën e kaluar nga Liverpool-i me parametra zero.

Ai ka shënuar vetëm dy gola dhe e ka dhuruar një asistim në 21 ndeshje në të gjitha garat sa ka luajtur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore