Sport

Mandzukic i rikthehet futbollit, por jo si lojtar


Sulmuesi kroat, Mario Mandzukic, tre muaj më parë shpalli zyrtarisht tërheqjen nga futbolli i luajtur. Por, siç duket, ish-lojtari i Milan-it, Juventus-it, Atletico Madrid-it dhe Bayern Munich-ut nuk qëndron dot larg fushave.

Ishte pikërisht data 3 shtator 2021 kur Mandzukic, edhe pse kishte oferta nga disa klube, vendosi të tërhiqej nga futbolli në moshën 35-vjeçare.

Përgjatë kësaj të marte të 23 nëntorit ka ardhur një tjetër lajm rreth karrierës së kroatit. Tashmë ai do të rikthehet në futboll, në rolin e zëvendëstrajnerit. Ai do të jetë ndihmësi i Zlatko Dalic-it në Kombëtaren e Kroacisë.

Nën drejtimin e Dalic-it, Mandzukic-i luajti 89 ndeshje dhe së bashku arritën deri në finalen e Kupës së Botës 2018, të cilën e humbën përballë Francës. Ata do të jenë tashmë në Kupën e Botës 2022, që organizohet në Katar.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore