Sport

Manchester City zvogëlon ofertën për Messi-n


Manchester City po ndjek me interes të madh situatën e Lionel Messi-t te Barcelona. Pas interesimit të PSG-së, The Sun pohon se City është i gatshëm t’i ofrojë argjentinasit një kontratë afatgjate për vitet e fundit të karrierës.

Qytetarët po planifikojnë që ofera e radhës të jetë rreth 200 milionë euro më pak se ajo që i ofruan Messi-t në verën e kaluar.

Oferta e mëparshme ishte rreth 690 milionë euro në total dhe do e lidhte Messi-n ekskluzivisht me City Football Group. Kontrata do të ishte pesë deri në tetë vite. Pesë vitet e para do i kalonte te Manchester City dhe dy vitet e tjera, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër tek New York-u në MLS.

Gjithashtu do i jepej mundësia për të luajtur me ndonjë klub tjetër, në Emiratet e Bashkuara Arabe ose Indi, me ekipet që janë pjesë e City Football Group.

Messi ka dhe një vlerë komerciale shumë të lartë, sipas vlerësimeve të bëra futbollisti i shton Barcelona-s rreth 300 milionë euro në vit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore