Sport

Manchester City, tregu i preferuar për Barcelonën


Barcelona deri tani ka kompletuar dy transferime, Aguero dhe Eric Garcia.

Të dy kanë ardhur nga kampionët e Anglisë, Manchester City.

E këta të fundit, mesa duket janë bërë destinacioni i prefuar për Barcelonën dhe synimet e tyre të merkatos.

Pas dyshes Aguero dhe Garcia, blugranët kërkojnë edhe tre emra nga qytetarët e Guardiola-s.

E tani, synimi është një futbollist për çdo repart.

Në mbrojtje, katalunasit kërkojnë një tjetër futbollist që po dështon të gjejë minuta në formacionin titullar të Guardiola-s.

Bëhet fjalë për Aymric Laporte-n, i cili së fundmi ka ndërruar nacionalitet, duke lënë Francën për Spanjën.

Kjo gjë e bënë edhe më të mundur një transferim të tij në kataluni, nën urdhrat e Ronald Koeman.

Në mesfushë, emri i preferuar është Ilkay Gundogan, i cili vjen pas një sezoni perfekt me City-n.

Kjo ide për Barcelonën vjen pas dështimit në ndjekjen e Georginio Wijnaldum, që zgjodhi t’i bashkohej PSG-së.

Por, me Gundogan-in, ndryshe nga Laporte, problemi qëndron te Guardiola.

Trajneri spanjoll e konsideron gjermanin si një pjesë shumë të rëndësishme të skuadrës së tij.

I fundit, është sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus.

City, e cila po kërkon alternativa në sulm, ia ka bërë të ditur Jesus-it që ai nuk do të llogaritet për pozitën e titullarit.

Kjo i jep interes të madh Barcelonës, të cilët kërkojnë edhe një tjetër sulmues, si zëvendësim të danezit Braithwaite.

Se cili nga këta futbollistë do të zgjedhë Barcelonën si destinacionin e tyre të ardhshëm, mbetet për t’u parë…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore