Sport

Manchester City po konsideron të propozojë një kontratë të re për Haaland


The Daily Star raporton se Manchester City tashmë po konsideron t’i ofrojë Erling Haaland një kontratë të re pas fillimit fantastik të karrierës së tij në Etihad.

Haaland, 22 vjeç, iu bashkua City-t nga Borussia Dortmund në një marrëveshje prej 60 milionë euro në verë dhe tashmë ka shënuar 11 gola në shtatë ndeshje në Premier League.

Raporti thotë se Haaland është tashmë lojtari më i paguar i klubit me Kevin De Bruyne, duke fituar 375,000 funte në javë, dhe tani ai do të paguhet edhe më shumë.

Rritja e paketës fitimprurëse të bonuseve dhe shtesave të ish-lojtarit të Borussia Dortmundit është një tjetër opsion për hierarkinë e City-t nëse heziton të thyejë strukturën e tyre bazë të pagave në Etihad.

Haaland ka qenë i bujshëm që nga ardhja e tij verore prej 51 milionë funtesh.

Nëse ai vazhdon të gjejë rrjetën me shpejtësinë e tij aktuale, ai madje mund të arrijë shifrën e 60 golave gjatë një sezoni të Premier League.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore