Sport

Manchester City nuk harron Gavi-n, kjo dhe falë klauzolës së ulët


Skuadra e Manchester City-t nuk e ka harruar Gavi-n e Barcelona-s. Sipas medias spanjolle “El Nacional”, Gavi ka klauzolë lirimi vetëm 42 milionë paund.

Supetalenti 17-vjeçar që po shpërthen këtë sezon, ka bërë për vete shumë klube të mëdha. Të gjitha të gatshme për t’ia rrëmbyer katalanasve.

Sipas “El Nacional”, kontrata e Gavi-t skadon në 2023 dhe City duket se ka në plan të provojë fatin për nënshkrimin e tij.

Barcelona e vlerëson maksimalisht talentin spanjoll, por kur borxhi i saj është në shifrën e 1 miliard eurove, shitjet e yjeve pritet të mos kursehen gjithmonë.

Xavi Hernandez-i dhe Pep Guardiola janë të dy admirues të mesfushorit. Tashmë ngelet për t’u parë edhe dëshira e tij, nëse City bën përpjekje në këtë merkato.

Këtë sezon 17-vjeçari ka luajtur 16 ndeshje në La Liga dhe gjashtë në Champions League. Një gol dhe tre asiste mbajnë emrin e tij.

Që nga tetori i 2021, Gavi është thirrur edhe nga Luis Enrique në Kombëtaren A të Spanjës. Me të cilët numëron katër paraqitje. Dy në kualifikueset e Kupës së Botës, Katar 2022, si dhe dy në raundet finale të Nations League.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore