Përballje

Manchester City mposht me rezultat të thellë Southampton-in dhe kalon në gjysmëfinale të FA Cup


Manchester City ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të FA Cup, teksa ka mposhtur Southampton-in me rezultat të thellë 1:4.

Pas vetëm 12 minutash lojë, mysafirët kaluan në epërsi me golin e realizuar nga Raheem Sterling.

Por, vendasit arritën ta barazojnë rezultatin në fund të pjesës së parë, falë një auto-goli nga Aymeric Laporte.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë, teska në të dytën City arriti të shënonte edhe tre herë të tjera.

Rikthimi i epërsisë ndodhi në minutën e 61-të, kur mysafirët fituan një penallti dhe atë në gol e konvertoi Kevin de Bruyne.

Për epërsinë prej dy golave u përkujdes Phil Phoden, i cili realizoi një gol shumë të bukur në minutën e 75-të.

Pas vetëm tre minutash nga goli i tretë, Riyad Mahrez pranoi një asistim nga Ilkay Gundogan, për të realizuar për 1:4, rezultat me të cilin dhe përfundoi takimi.

Kutjojmë që në këtë ndeshje u inkuadrua edhe Armando Broja në minutën e 63-të, por nuk arriti të lërë gjurmë në këtë takim.

Kështu skuadra e Guardiola-s kualifikohet në gjysmëfinale së bashku me Chelsea-n dhe Crystal Palace, ndërsa gjysmëfinalisti i katër do të mësohet në ndeshjen e sotme mes Nottingham Forest dhe Liverpool.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore