Sport

Manchester City kthehet shpejtë, fiton thellë


Pasi Manchester United ndali ecurinë e fitoreve rradhazi të qytetarëve, ata sot u kthyen me një fitore të madhe.

Manchester City në “Etihad” mirëpriti Southampton-in, në një ndeshje që zhvillohej para kohe për shkak të angazhimeve të shumta që ka skuadra e Guardiola-s.

Ishte një festival golash në Manchester, me topin që preku fundin e rrjetës shtatë herë.

De Bruyne hapi shifrat në pjesën e parë, me Ward-Prowse që barazoi në të 25-tën.

Kur u duk që pjesa e parë po mbyllej me rezultat 1-1, City shënoi dy herë pas minutës së 40-të, me Mahrez dhe Gundogan.

Në pjesën e dytë gjithçka ndodhi për pesë minuta, mes të 54-ës dhe 59-ës.

Fillimisht Mahrez shënoi për 4-1 para se Southampton të shëntonte golin e dytë vetëm pas 40 sekondave.

De Bruyne u shfaq përsëri në listën e golashënuesve, duke shënuar për të vulosur rezultatin 5-2.

Deri në fund nuk ndryshoi asgjë, me Manchester City-n që rikthehet te fitorja dhe vazhdon rrugëtimin e sigurt drejtë titullit.

Pas 29 ndeshjeve, City ka 68 pikë në krye të tabelës, kurse Southampton mbetet në të 14-tin me 33 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore