Sport

Manchester City ia vendos çmimin Sterling-ut


Rraheem Sterling është më afër largimin nga Manchester City-t se sa qëndrimit te qytetarët.

Futbollisti dëshiron një aventurë të re, dhe City nuk kanë ndonjë problem që këtë dëshirë t’ia përmbushin.

Klubi anglez që nga ardhja e Grealish po e ka thuajse të pamundur që t’iu bëj vend të dy futbollistëve njëherish, dhe Sterling nuk po pranon që të ketë një rol rotacional.

Kjo e ka shtyrë heroin e disa ndeshjeve të EURO 2020 që të kërkojë një aventurë të re.

Së fundmi janë përfolur dy destinacione të mundshme për britanikun.

I pari, është në Premier League, një rikthim i mundshëm prej nga ku erdhi, pra te Liverpool-i.

I dyti, është La Liga, një transferim i mundshëm te Barcelona.

Për këto kërkesa, Manchester City ka një përgjigje, që është çmimi i futbollistit anglez.

Qytetarët e kanë vlerësuar futbollistin me vlerë prej 80 milionë eurosh.

Për katalunasit e Barcelonës, kjo shifër është thuajse e pamundur të arrihet, kurse te Liverpool-i çdo mundësi do të shqyrtohet gjatë pjesës së mbetur të sezonit.

Por, një gjë është e sigurt, në mundësinë e parë që do ti vie, Raheem Sterling do të shkoj drejt një aventure të re.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore