Shqipëria

Manastirliu uron gratë dhe vajzat e spitalit “Shefqet Ndroqi”


Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu, ka uruar të hënën e 8 marsit,  gratë dhe vajzat që shërbejnë në Spitalin Covid2.

“Unë dua që, ju, stafi i Shefqet Ndroqit, por nëpërmjet jush, të gjithë ekipet shëndetësore, të pranojnë mirënjohjen respektin dhe të gjithë falënderimet tona në ditën e Gruas”, shprehet Manastirliu.

Sipas saj, janë 17 mijë gra që punojnë në sistemin shëndetësor, ku 311 prej tyre punojnë pranë spitalit Shefqet Ndroqi.

“Janë 60% gra që po mbajnë kolonat në sistemin tonë shëndetësor”.

Gjithashtu, ministrja ka konfirmuar se brenda kësaj jave do të finalizohet vaksinimi për të gjithë personelin shëndetësor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore