Shqipëria

Manastirliu: “Më 15 qershor fillon hapja e qendrave shëndetësore verore”


Të premten e 28 majit ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të operatorëve turistikë në zonën e Lungomares në Vlorë.

Nga qendra shëndetësore ku vijon vaksinimi i gazetarëve dhe po përfundon ai i operatorëve turistikë, Manastirliu tha se qendrat shëndetësore verore do të hapen më 15 qershor përgjatë bregdetit.

Manastirliu ka deklaruar se vijon vaksinimi sipas një planifikimi kapilar nga ana e instancave shëndetësore, duke përmendur ISHP-në. Duke përmendur grup-moshat apo grupet e riskut që janë vaksinuar deri më tani ministrja ka shtuar se me përfundimin e vaksinimit të operatorëve turistikë, bëhemi gati për një sezon turistik më të lehtësuar se viti i kaluar.

Sipas saj situata është e qëndrueshme dhe numrat janë në rënie. Ajo këmbëngul që duhen respektuar protokollet shëndetësore dhe të vijojë vaksinimi. Qëndrat shëndetësore . Plani final, sipas ministres Manastirliu, mbetet vaksinimi i gjithë popullatës deri në pranverën e ardhshme.

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore