Presidenti aktual i Francës, Emmanuel Macron, në orët e fundit përpara nisjes së votimeve të raundit të zgjedhjeve presidenciale, e ka thelluar avantazhin në sondazhe përballë rivales së frontit të së djathtës ekstreme, Marine Le Pen.
Megjithatë, ndryshorja as që i afrohet asaj të vitit 2017, kur Macron e mundi Le Pen-in me 66% të votave kundrejt 34% të rivales.
Në sondazhet e fundit të kryera, kreu i Elysee-së ndodhet në shifrat e 55.5% deri në 57.5%. Nga ana tjetër, Le Pen pritet të marrë nga 42.5% deri në 44.5% të votave.
Nëse kandidatja e të djathtës ektreme e humb sërish luftën e saj për t’u ngjitur në krye të zinxhirit politik francez, nuk do të ishte një habi e madhe.
Por, fakti se ajo po arrin çdo zgjedhje të zhvilluara të fitojë terren tek votuesit, tregon qartësisht se është në rrugën e duhur për të “normalizuar” qasjet e partisë së saj tek populli francez.
Në terma të votuesve, pjesëmarrja e përgjithshme pritet të jetë midis 72% dhe 74%, gjë që do t’i bënte këto zgjedhjet me pjesëmarrjen më të ulët në Francë prej vitit 1969.
Zgjedhjet e vitit 2017 nxorën në votime 74.56% të francezëve. Këtë herë gjithsesi, duke pasur parasysh edhe fundjavën e Pashkëve ortodokse, niveli i abstenimit mund të jetë edhe më i lartë se sa mendohet.
Të dy kandidatët, synim kryesor për të fituar garën do të jenë 7 milion francezët, të cilët votuar për Jean-Luc Melenchon në raundin e parë. Ky i fundit, mori mbi 22% të totalit të votave, por nuk arriti të zbriste Le Pen-in nga podiumi i dytë.
Me shumicën e tyre në mbështetje të Macron, shifrat flasin për një rikonfirmim të tijin në Elysee. Megjithatë, gjithçka është e hapur dhe gara, më e ngushtë se sa mendohej.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pse Putin e ka hequr aleatin nga posti i ministrit të Mbrojtjes së Rusisë?
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Arrestohet trafikanti më i kërkuar i qenieve njerëzore në Evropë
-
Muhaxheri: Sveçla është në koordinim me Serbinë për sa i përket konfiskimit të armatimit në Veri
Lajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’