Tokyo 2020

Peshëngritje, Lyu Xiaojun fiton medaljen e artë në kategorinë 81 kg


Kinezi, Lyu Xiaojun ka arritur të marrë medaljen e artë në peshëngritje 81kg.

Ai ka arritur të ngrejë në total 374 kg, nga të cilat në shkëputje 170 kg dhe në shtytje 204 kg.

Në vendin e dytë u rendit Zacarias Bonnat Michel, i cili i dha medaljen e parë historike Republikës Domenikane në peshëngritje.

Italiani Antonino Pizzolato u rendit në vendin e tretë dhe mori medaljen e bronzit.

Në këtë kategori garonte edhe peshëngritësi shqiptar, Erkand Qerimaj që ngriti në total 338 kg, por nuk mundi të ishte pjesë e treshes medaliste. Qerimaj u rendit në vendin e nëntë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore