Sport

Lyon-i i prish planet e merkatos Chelsea-t


Skuadra e Lyon-it ka refuzuar kërkesën e Chelsea-t për të rikthyer nga huazimi gjashtë muaj më herët Emerson Palmierin-in.

Londinezët humbën shërbimet e Ben Chilwell-it. Anglezi u dëmtua gjatë përballjes me Juventus-in në Champions League dhe tashmë e ka humbur pjesën e mbetur të sezonit.

Mes alternativave për të zëvendësuar Chilwell-in ishte edhe Ermerson-i. Italiani është në pronësi të Chelsea-t dhe në fillim të këtij sezoni u huazua te francezët. Këta të fundit tashmë, refuzojnë ta dërgojnë mbrapsh në Londër në janar, raporton “L’Equipe”.

Me vendimin e Lyon-it, ndryshon edhe merkato e Chelsea-t, që do të duhet të investojë për një mbrojtës të majtë.

Alternativat janë: Lucas Digne i Everton-it, Nicolas Tagliafico i Ajax-it dhe Theo Hernandez-i i Milan-it.

Sipas mediave italiane, Chelsea e ka bërë kontaktin e parë me Milan-it për mbrojtësin francez. Kërkesa e klubit për kartonin e Theo-s është 50 milionë paund.

Përsa i përketë Emerson-it, ai po kalon momente të mira në Ligue 1, ku është paraqitur në 15 ndeshje deri më tani. Italiani ka shënuar dhe asistuar nga një herë.

27-vjeçari me Chelsea-n është paraqitur në 71 ndeshje, që nga vitit 2018. Dy gola dhe pesë asiste mbajnë emrin e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore