Lajme

Lutfiu: Kur shqiptarët festuan më 28 nëntor pa provokuar askënd u dënuan – serbët provokuan me mbishkrime dhe s’dihet për masat që janë marrë ndaj tyre


Foto nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Serbi, Nevzad Lutfiu.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Serbi, Nevzad Lutfiu, ka reaguar pasi që sipas tij serbët në festën e Krishtlindjeve Ortodokse, kanë provokuar përmes pankartave në qendër.

Lutfiu, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se do të kërkoj nga policia të dijë nëse janë marrë masa ndaj të njëjtëve.

“Kurse në të njëjtën qendër me rastin e festës fetare, të cilën serbet e festuan në vikendin që shkoj, disa serbë patën mbishkrime provokuese”.

“Përmes një shkrese do t’i kërkoj informacione stacionit policor se, a janë marrë masa ndaj këtyre personave”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se për një spektakël të shqiptarëve më 28 nëntor ishin dënuar nga polica.

“Më 28 Nëntor me rastin e Ditës së Flamurit disa të rijnë shqiptarë dhuruan një spektakël në qendër të qytetit, pa e provokuar askënd. Për atë spektakël u dënuan nga policia”.

Sipas tij, është e pakuptueshme se si urrejtje shprehet edhe në ditët e festave.

“Çfarë albanofobie e pashpjegueshme, që shfrytëzojnë edhe festat fetare për ta shprehur urrejtjen, turp!”.

“Shfrytëzoj rastin, serbëve të cilët bashkëjetesën e shohin si vlerë t’ia uroj festën e Krishtlindjeve Ortodokse”, ka shtuar Lutfiu.

Krishtlindjet Ortodokse udhëzojnë për dashuri e besim, mirësi e paqe midis njerëzve.

Përveçse kremtë, Krishtlindja është edhe rikujtim për mirënjohje,  dashamirësi, devotshmëri  dhe shërbim pa kushte ndaj të mirës për të tjerët e për shoqëri më të drejtë për të gjithë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore