Lajme

Lushtaku: Fjalën e lirë s’do ma ndalin, dëshmorët janë sakrifikuar për këtë


Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, gjatë një konference për media pas përleshjeve në Kuvend ku ishte protagonist edhe ky i fundit, ka thënë se është sulmuar nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Financave Hukuran Murati, derisa ka paralajmëruar padi ndaj tyre.

“Unë do t’i padis njerëzit e lartpërmendur dhe sigurisht që organet kompetente do të japin vendimin e tyre”, tha Murati gjatë një konference për media.

Lushtaku ka theksuar se Qeveria edhe pse mundohen me ndal fjalën e lirë, “ata nuk do të mund të na ndalin”.

“Dëshmorët janë sakrifikuar për këtë liri. Jam goditur me shishe nga Bislimi, Haxhiu dhe Murati. Është pak e rëndësishme a do të më godasin apo vrasin, sepse do të qëndroj i fortë siç ka qëndruar edhe familja ime në kohën më të vështirë. Me krenari e kemi mbrojtur çdo pëllëmbë të Kosovës”.

Ndërsa deputetja tjetër e kësaj partie, Eliza Hoxha, ka thënë se Qeveria në vend të llogaridhënies për skandalin e audio-përgjimeve ku dëgjohet shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, duke koordinuar politika shtetërore me kriminelin dhe terroristin, Milan Radojiçiç, ata janë dhunuar.

“Përballë aferës më të madhe në Kosovë ‘Zdravo’, e cila shfaqi bashkëpunimin e pushtetit me Milan Radojiçiç, sot në vend të llogaridhënies dhe përgjegjësisë që deputetët e opozitës kërkuan, ne u dhunuam”, tha Hoxha.

Hoxha: Në vend të llogaridhënies nga qeveria, ne u dhunuam

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore