Shqipëria

Lushnjë: Kontrollet e shtuara rrugore – 37 vjeçarit i sekuestrohen rreth 50 mijë euro


Kontrollet e shtuara nga policia në akset rrugore, kanë sjellë sekuestrimin e 49 mijë e 980 euro, që i posedonte një shtetas që drejtonte mjetin tip “BMW”.

Pas kontrollit të mjetit u bë e mundur gjetja e shumës së parave. Në vijim shtetasi S. P., 37 vjeç, do të procedohet penalisht për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

37-vjeçari nuk kishte dokumentacion shoqërues me vete dhe u dyshua se shumën e kishte përfituar nga aktivitetet e kundërligjshme.

Në kuadër të masave të marra për mbajtjen nën kontroll të situatës së rendit, janë shtuar kontrollet në akset rrugore si edhe në vendet që frekuentohen nga persona me precedent kriminal.

Vijon puna për dokumentimin ligjor në lidhje me burimin e të ardhurave të këtij shtetasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore