Shqipëria

Lulëzimi i pastrimit të parave në Ballkan, në lupën e “The Economist”


The Economist ka bërë një “ndërtim” të skemës së pastrimit të parave në Ballkan, duke ndjekur një linjë të përbashkët aplikimi.

Pastrimi i parave dhe fshehja pas pronave bënë që Nikolla Gruevski, ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut të akuzohej nga prokurorët. Ai grumbulloi para, përmes partisë së tij dhe bleu pronë në mënyrë të paligjshme duke e fshehur pronësinë e saj.

The Economist zhvendoset më pas në Jahorina, një vendpushim i famshëm boshnjak i skive. Aty kanë investuar në hotele gangsterë dhe zyrtarë që janë korruptuar nëpërmjet tyre.

Në Shqipëri ata japin të dhëna që i afrohen biznesmenit Artur Shehu, i cili jeton në SHBA. The Economist shkruan se ky “i huaj” po ndërton një sërë blloqesh banimi pranë shtëpisë së tij në qytetin jugor të Vlorës. Ai nuk pranon të paguajë ryshfet për të siguruar lejet e nevojshme dhe ndërtimi i tyre është bllokuar.

“Në të gjithë Ballkanin paratë e pista po pastrohen përmes pronës, duke falsifikuar tregun dhe duke rritur çmimet”.

The Economist shkruan se ka një përhapje kullash të “errëta” në trinomin Tiranë-Prishtinë-Beograd. Ajo cilëson se megjithëse ekonomitë e Ballkanit janë goditur rëndë nga Covid-19, çmimet e pronave në disa pjesë të rajonit e kanë sfiduar gravitetin.

Duke e krahasuar, The Economist shkruan se në Tiranë ato janë dyfishuar që nga viti 2017. Në të gjithë Shqipërinë, sipas saj, vlera e transaksioneve të pasurive të patundshme u rrit me 6.7% në vitin 2020.

Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Transkombëtar sqaron se kjo vjen si pasojë e pastrimit të parave të drogës. Në vitet e fundit ka lulëzuar veçanërisht trafiku i kokainës dhe është një nga arsyet pse çmimet po rriten.

The Economist ndalet te ligjet e vendeve të Ballkanit për pastrimin e parave, ku zbatimi i tyre lë për të dëshiruar. Kjo i nxit investitorët të pastrojnë burimet e tyre të parave të pista.

E kjo ka marrë përmasa ndërkufitare, ndërkombëtare, sidomos në dekadën e fundit. Sindikatat e krimit në Ballkan një pjesë të madhe të fitimeve të tyre e kanë investuar edhe jashtë vendit. Por, një nga variantet brenda shteteve është investimi në prona të patundshme.

Gazetarja Fatjona Mejdini tha për The Economist, se qeveritë e Ballkanit janë ambivalente në lidhje me pastrimin e parave. Sipas saj, ata duan ta godasin atë, por njëkohësisht mirëpresin vendet e punës dhe investimet që mund të sjellë.

Mejdini konsideron se gangsterëve apo njerëzve që vrasin për të bërë para u mungon imagjinata dhe përfundojnë duke preferuar tulla dhe llaç mes shumëllojshmërisë së bizneseve që mund të përdornin për të pastruar paratë e tyre.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore