Sport

Luis Figo – Tradhtia më e madhe në histori të futbollit dhe një ofendim me kokëderri


Kalimi i Luis Figo-s te Real Madrid-i është transferimi më tronditës në historinë e futbollit.

Figo kishte gjithçka që donte në Barcelonë, ​​ai ishte lideri i ekipit dhe një nga lojtarët më të mirë në botë në vitin 2000.

Tifozët e donin atë dhe ai dukej se e donte vërtet ekipin e tij.

Por transferimi i tij te Real Madrid-i ndryshoi perspektivën për portugezin.

Ai u konsiderua tradhëtar dhe u sulmua me mesazhe fyese e u gjuajt me gjëra të ndryshme në vitin 2002 në Camp Nou.

Transferimi i Figo konsiderohet si tradhtia më e madhe në historinë e futbollit, sepse ai ishte një nga lojtarët më të dashur të Barcelonës në kohën e transferimit te rivali i tyre.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore