Shqipëria

Yuri Kim dhe Luigi Soreca urojnë në gjuhën shqipe besimtarët ortodoksë


“Gëzuar Pashkën!”. Nëpërmjet një postimi në median sociale Twitter, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, uron në gjuhën shqipe kremtimin e festës së Pashkës Ortodokse.

“Për të gjithë besimtarët ortodoksë të Shqipërisë! Duke ju uruar një Pashkë të shenjtë e cila mbush jetën tuaj me gëzim, pozitivitet dhe paqe”, shkruan Soreca.

 

Po ashtu nëpërmjet një postimi në Twitter edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim ka uruar besimtarët ortodoksë.

“Gëzuar Pashkën Ortodokse nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë!”.

Si Soreca dhe Kim uroi në gjuhën shqipe.

“Ju urojmë shpresë në këto ditë të bukura pranvere”, e mbyll ambasadorja e SHBA-së në Tiranë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore