Euro 2020

Low dëshiron t’i japë fund grindjes me Ozil-in


Pas tërheqjes nga Kombëtarja e Gjermanisë, Joachim Low po përpiqet që t’i japë fund gringjes me mesfushorin, Mesut Ozil. Ozil-i u largua nga kombëtarja pas Kupës së Botës 2018.

Low ishte njeriu që e thirri për herë të parë turko-gjermanin në kombëtaren e panzerave, në vitin 2009. Ylli i Fenerbache-s ka luajtur rol të rëndësishëm në formacionin e teknikut, sidomos në Kupën e Botës 2014, ku ata dolën fitues.

Që pas Kupës së Botës në Rusi, Ozil-i nuk ka folur me më Low-in dhe u pensionua nga Gjermania. Mesfushori e shpjegoi largimin e tij nga kombëtarja duke akuzuar Federatën Gjermane të Futbollit (DFB) si bashkëpunëtore në incidentet e “rracizmit dhe mosrespektimit”.

Ozil-i mori një valë kritikash, kur u fotografua me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan-in. Përveç kësaj, Ozil-i u akuzua padrejtësisht edhe për eleminimin e hershëm të Gjermanisë nga Kupa e Botës 2018.

Ndërkohë, në një intervistë për Sport Bild, në vitin 2019, tekniku Low foli rreth Ozil-it duke thënë se “unë nuk asnjë lidhje me Mesut Ozil-in”.

“U largua pa thënë që…ai duhej të më telefononte personalisht. Agjenti i tij më telefonoi dhe më tha që Mesut-i do të më telefononte një ditë më vonë për të më shpjeguar gjithçka, por kjo nuk ndodhi”.

Në konferencën e fundit si trajner i Gjermanisë, Low-i foli me tone ndryshe për Ozil-in. Ai tha se “largimi nga Kombëtarja pa u konsultuar me mua, ishte zhgënjim i madh për mua”.

“Do të vijë koha kur ne do të flasim ose takohemi përsëri. Në një moment, do të vijë dita kur ne do të flasim dhe do të lëmë mënjanë gjithçka”.

“Këto kujtime do të jenë gjithashtu poztive për ne. Ai ishte një lojtar tepër i rëndësishëm për ne dhe i shkëlqyer, me aftësi të mëdha”.

61-vjeçari do të zëvendësohet nga Hansi Flick në stolin e Gjermanisë, por sigurisht që kishte pritur që largimi të ishte ndryshe, pse jo dhe si kampion i Euro 2020.

“”Nuk ishte lamtumira që e kishim imagjinuar të gjithë, zhgënjimi është shumë i madh. Unë besoja në këtë ekip”, tha Low.

“Më vjen keq që zhgënjyem tifozët dhe nuk krijuam entuziazmin që kishim planifikuar. Unë marr përgjegjësinë për këtë eliminim”.

“Kjo skuadër ka një të ardhme të mirë përpara. Unë uroj pasardhësin tim Hansi Flick-un, të ketë sa më shumë sukses”, ishin këto fjalët e fundit të Low, pas largimit nga stoli i Gjermanisë, post të cilin e mbante që nga viti 2006.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore