Futboll

Lokomotiva Internazionale përpara, Milan dhe Juventus e shtyjnë


Të dielën në mbrëmje (11 prill), Inter-i mposhti Cagliari-n me rezultatin 1 – 0 në kampionatin e Serie A-së italiane, duke u shkëputur sërish 11 pikë larg Milan-it, i cili pozicionohet në vend të dytë të renditjes.

Prapa MIlan-it, në vend të tretë me 62 pikë, është edhe Juventus-i, i cili ka fituar nëntë Scudetto-t e fundit por me ç’duket, nuk ka gjasë ta fitojë këtë vit.

Ish-trajneri i Juventus-it edhe Chelsea-t, ka ndërtuar një ekip të përbërë nga lojtarë të dalluar Premier Lige. Ndër to, kryesori mbetet belgu Romelu Lukaku me 21 gola në 29 paraqitje dhe tetë asiste me Ziblutë.

“U ndeshëm me një ekip i cili mbrojt mirë që në fillim. Kur përballesh me ekipe që dinë si t’i mbyllin hapësirat, është gjithmonë e vështirë të shohësh përtej këtyre ngushtimeve, gjithashtu edhe t’i thyesh ato”, i tha heroi i Inter-it, mbrojtësi Matteo Darmiano DAZN-s.

“Të gjithë e dimë pasionin dhe shpirtin që trajneri jonë (Antonio Conte) ve për ne dhe suksesin tonë, ndaj këto tre pikë, na kanë gëzuar pamasë”, përfundon Darmiano.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore