Shqipëria

Lokali i familjes Rajku në Durrës përfshihet sërish nga flakët


Më pak se tre javë pas një incidenti të ngjashëm, biznesi i Rigels Rajkut i njohur në muzikë me emrin “Noizy”, është përfshirë nga flakët në orët e para të 29 qershorit.

Kujtojmë, që lokali gjendet në zonën e Currilave dhe është në pronësi të babait të këngëtarit të njohur.

Kjo është hera e dytë që digjet brenda një muaji lokali i familjes Rajku, ndërsa ngjarja dyshohet sërish të jetë e qëllimshme.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, zjarrfikëse si dhe autoambulanca.

Më 11 qershor i njëjti lokal në qytetin e Durrësit u përfshi sërish nga flakët.

Sipas informacioneve paraprake pista kryesore e hetimit asokohe ishte zjarrvënia e qëllimshme.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijoi punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore