Sport

Lojtarit të Nantes i ndodh një tragjedi para ndeshjes me Juventus-in


Një tragjedi e madhe i ka ndodhur futbollistit të skaudrës franceze, Nantes, Ignatius Ganago.

Ganago- i ka vdekur vajza e tij në moshën pesëvjeçari, shkak i një sëmundjes së papritur.

Sipas raportimeve nga Franca, sulmuesi kamerunas është në gjendje shumë të rënduar pas kësaj ngjarjeje tronditëse.

Ganago raportohet se ka fluturuar me urgjencë drejt Kamerunit pasi mori lajmin për ndarjen nga jeta të bijës së tij.

Nantes i dha menjëherë dritën jeshile futbollistit për të ikur shtëpi pas lajmit për vdekjen e vajzës së tij, pak ditë para ndeshjes së Europa League ndaj Juventus-it, pasi në këtë situatë futbolli kalon në plan të dytë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore