Përballje

Liverpool kalon në çerekfinale të FA Cup, mposht Norwich-in e Rashicës


Liverpool-i është kualifikuar në çerekfinale të FA Cup, teksa mposhti Norwich-in e Milot Rashicës, me rezultat 2:1.

Kujtojmë që në këtë ndeshje, Rashica luajti si titullar, i cili më pas u zëvendësua në minutën e 61-të, derisa ai pati një mundësi shumë të mirë për të shënuar gol, por goditja e tij shkoi pranë portës.

Liverpool-i kaluan në epërsi në minutën e 27-të, kur Divock Origi pasoi te Takumi Minamino që shënoi për 1:0.

I njëjti lojtar shënoi përsëri në minutën e 39-të, i cili u gjend më së miri në zonë, pas një harkimi nga këndi.

Ndeshja u hap në minutën e 76-të, kur Lukas Rupp arriti të shënojë pas pasimit të Joshua Sergent për 2:1.

Mysafirët tentuan që të befasojnë Liverpool-in në minutën e 85-të, por goditja e Jonathan Roëe u ndal nga portieri Alisson.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore