Përballje

Liverpool fiton pa Salah dhe Mane, Leeds shokon West Ham-in


Janë zhvilluar dy ndeshjet e ditës së diel në kuadër të Premier League.

Liverpool ishte nikoçire e Brentford, derisa në Londër West Ham e priti Leeds-in në “krizë”.

Të dy ndeshjet dhuruan gola, me Liverpool-in që fitoi me lehtësi, kurse çekanët që u shokuan nga Leeds.

Pa dy pykat e sulmit, Salah dhe Mane, Liverpool u shfaq në këtë ndeshje me një stil ndryshe.

Të kuqt shfrytëzuan në maksimum aftësinë e krahëve të mbrojtjes në sulm, Arnold dhe Robertson.

Pikërisht dyshja asistuan dy golat e parë.

Arnold asistoi për Fabinho-n, kurse Oxlade Chamberlain ishte ai që shfrytëzoi asistimin e Robertson.

Në fund, Minamino arriti të shënoj për të mbyllur ndeshjen me rezultat 3-0.

Liverpool ngjitet në vendin e dytë, me 45 pikë, 11 më pak se Manchester City i vendit të parë.

Leeds në anën tjetër ishte më e mirë se West Ham në Londër.

Jack Harrison shënoi tregolësh për të humbur vlerën e dy golave nga vendasit.

Leeds me fitoren 2-3 ngjitet në vendin e 15-të, kurse West Ham mbetet ende në vendin e katërt me 37 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore