Zgjedhjet në Kosovë

Limaj: Shpresoj që në mbrëmje t’i kemi kryetarët me energji pozitive


Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka hedhur votën e tij në kutinë e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 14 nëntorit.

Pas votimit, Limaj, ka shpresuar që pas mbylljes në të gjitha vendvotimet, kandidatët për kryetarë komunash të shprehin energji pozitive.

“Ditë e mirë, një rast i mirë për çdo qytetarë të komunave të Kosovës, për të dalë për të zgjedhur të preferuarin e tyre. A ka më mirë se në këtë ditë të mirë me diell, t’i nxjerrim njerëzit me vullnet të mirë e me energji pozitive, ajo është besoj që i duhet çdo qyteti të Kosovës. Shpresojmë që në mbrëmje t’i kemi kryetarët me energji pozitive e që do të reflektojnë pozitivitet e që do të ndriçojnë në shërbim të njerëzve aty ku zgjidhen”, është shprehur Limaj para gazetarëve.

Në këtë raund të zgjedhjeve lokale, në 21 komuna ku do të zhvillohet balotazhi të drejtë vote kanë gjithsejtë një milion e 260 mijë e 571 votues, apo 624 mijë e 887 votues më pak krahasuar me numrin e votuesve të certifikuar në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura më 17 tetor në 38 Komuna të Kosovës.

Në balotazh do të votohet vetëm për Kryetarë komune nga lista zgjedhore e cila përmban dy kandidatë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore