Sport

Liga Unike/ Sfida interesante në xhiron e 10-të


Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e dhjetë në Ligën Unike.

Sfida e parë do të jetë ndërmjet Rahovecit dhe Prizreni 16, një takim shumë interesant, pasi është i vlefshëm edhe për Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll. Vreshtarët kanë tri fitore e gjashtë humbje në Ligën Unike, ndërsa prizrenasit gjashtë fitore e tri humbje.

Takimi i dytë zhvillohet ndërmjet Tirana Neptun dhe Vllaznisë. Tiranasit kanë katër fitore e pesë humbje, ndërsa shkodranët dy fitore e pesë humbje, ku së fundi shënuan fitore ndaj Kamza Basket.

Lideri dhe kampioni Golden Eagle Ylli do të sfidohet nga Teuta e Durrësit. Therandasit janë në formë të jashtëzakonshme, si në Ligën Unike, po ashtu edhe në elitën e basketbollit të Kosovës. Ylli ka tetë fitore e një humbje, ndërsa durrësakët pesë fitore e katër humbje. Humbja e vetme e Yllit ka ardhur nga Teuta me shifrat 78:72.

Ndeshja e fundit do të zhvillohet ndërmjet Kamza Basket dhe Pejës. Kamza ka dy fitore e shtatë humbje, ndërsa pejanët gjashtë fitore e tri humbje.

Liga Unike – Java 10

E mërkurë

17:00 Rahoveci – Prizreni 16

17:00 Tirana Neptun – Vllaznia

E enjte

17:00 Golden Eagle Ylli – Teuta

17:00 Kamza – Peja

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore