Sport

Liga e Parë/ PSG dhe Marseille në kërkim të fitoreve


Liga e Parë franceze do të mirëpresi dy takime të javës së 32, ditën e shtunë. Strasbourg-u kundër PSG-së dhe Montpellier-i kundër Marseille-s.

Në “Stade de la Meinau” duke filluar nga ora 17:00, vendasit presin kampionët e PSG-së. Skuadra e Mauricio Pochettino-s e sheh veten në vendin e dytë me 63 pikë, gjashtë pikë më pak se Lille e vendit të parë, që fitoi të premten përballë Metz-it, me rezultatin 0-2. Strasbourg-u e sheh veten në vendin e 13 me 36 pikë.

Ndeshja e fundit mes tyre, e luajtur gjatë fazës së parë të kampionatit, ka përfunduar me rezultatin 4-0 për PSG-në.

“Stade de la Mosson” do të presë duelin mes vendasve të Montpellier-it dhe Marseille-s, duke filluar nga ora 21:00. Vendasit gjenden të renditur në vendin e tetë me 45 pikë, kundrejt 48 pikëve dhe vendit të gjashtë, që mban ekipi i Jorge Sampaoli-t.

Ndeshja e parë mes dy ekipeve, përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të Marseille-s.

Ndeshjet e mbetura të javës se 32 janë: Rennais – Nantes, Saint-Etienne – Bordeaux, Nice – Reims, Lens – Lorient, Brestois – Nimes dhe Monaco – Dijon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore