Përballje

Liga e Kampionëve/ Sonte mësohet skuadra e dytë finaliste


Sonte (e mërkurë) do të zhvillohet edhe ndeshja e dytë e fazës gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve, ku do të përballen dy gjigandët e futbollit evropian, Real Madrid me Manchester City-n.

Përballja do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu” të Madridit me fillim nga ora 21:00, aty kur Real-i do të kërkojë ta përmbysë humbjen e shkaktuar një javë më herët me shifrat 4:3.

Në fakt në ndeshjen e kaluar, mbretërit treguan një paraqitje të mirë, pasi që ngushtuan rezultatin, ku ishin duke humbur me dy gola epërsi.

Për të ardhur deri në këtë fazë, Real Madrid-i eliminoi kundërshtarë të vështirë si Paris Saint Germain dhe Chelsea.

Derisa skuadra e Manchester City-t eliminoi Sportingun e Lisbonës dhe Atletico Madird-in.

Sa i përket shkuarjes në finale, Real-i ka një rekord, të cilët 16 herë janë kualifikuar në finale, ku 13 prej tyre kanë ngritur lartë trofeun, ndërsa Manchester City vetëm njëherë në sezonin e kaluar preku finalen, të cilën e humbi nga Chelsea.

Një gjë pozitive për spanjollët do të jetë se ata tashmë janë shpallur kampion në Spanjë, andaj kanë synim vetëm këtë ndeshje për ta përmbyllur një sezon të suksesshëm.

Derisa City në anën tjetër është duke luftuar në një garë të ashpër me Liverpool-in për titullin në Angli, të cilët kryesojnë me vetëm një pikë dallim nga “djajtë e kuq”.

Lajm pozitiv për trajnerin e spanjollëve, Carlo Ancelotti-n, është rikthimi i mesfushorit Casemiro, teksa një lajm i hidhur është ndoshta mungesa e mbrojtësit David Alaba, i cili nuk është stërvitur në dy ditët e fundit me skuadrën.

Në anën tjetër, te anglezët është rikthyer Joao Cancelo, ndërsa John Stones është lojtari i vetëm që mungoi në stërvitje të martën me Kyle Ëalker që do të kthehet në krahun e djathtë.

Formacionet e mundshme:

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Miliato, Nacho, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Valverde, Benzema, Vinicius Jr.

Man City: Ederson; Walker, Dias, Laporte, Cancelo; de Bruyne, Rodri, Silva; Mahrez, Jesus, Foden.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore