Sport

Lewis Hamilton rrezikon garimin në Monako nëse nuk heq piercing nga hunda


Piloti britanik i Formula 1, Lewis Hamilton, rrezikon të mos marrë pjesë në Çmimin e Madh të Monakos për shkak të një piercing që ka në hundë. Nëse ai nuk e heq deri të premten, atëherë nuk do të lejohet të garojë.

Shtatë herë kampioni i botës u shfaq të enjen para kamerave me një piercing, çka shkaktoi diskutime në bazë të rregullave të FIA-s.

37-vjeçarit i është thënë ta heq nëse do të marrë pjesë në gara. Megjithatë, nuk do të jetë e thjeshtë, pasi kërkohet ndërhyrje kirurgjikale.

Për të marrë pjesë në gara, ekipet duhet të plotësojnë një formular vetëkontrollues duke deklaruar se janë në përputhje me rregullat.

Nëse Mercedes dështon ta bëj këtë për shkak të Hamilton-it, sipas një zëdhënësi të FIA-s, ai nuk do të marrë pjesë.

Megjithatë, Hamilton në rastin më të mirë mund të shpëtoj vetëm me një gjobë. Kjo e fundi shkon deri në 250 mijë dollarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore