Sport

Lëndohet Vojvoda, mungon në ndeshjet e shtatorit


Mbrojtësi i krahut të djathtë në përfaqësuesen e Kosovës, Mërgim Vojvoda, nuk do të grumbullohet me dardanët, pasi ka pësuar lëndim muskulor dhe do të mungojë rreth dy javë.

Për shkak të lëndimit, Vojvoda nuk ishte grumbulluar as në ndeshjen e fundit me Torino-n, kundër Sassuolo-s.

Trajneri i Kosovës, Alan Giresse, për dy ndeshjet e radhës ka ftuar 26 futbollistë, të cilët do t’i ketë në dispozicion për duelet me Irlandën e Veriut, më 24 shtator, në Belfast dhe me Qipron, më 27 shtator, në Prishtinë.

Këto dy ndeshje janë të fundit për Kosovën, në këtë vit në Ligën e Kombeve, pasi në nëntor fillon edhe Kupa e Botës.

Nga grumbullimi i fundit i Kosovës, shumë lojtarë që kanë qenë të rëndësishëm për dardanët, janë kthyer përfshirë Hekuran Kryeziun e Bersant Celinën, por tani me mungesën e Vojvodës do të duhet të thirret një tjetër mbrojtës.

Vojvoda është një lojtar shumë i rëndësishëm për Kosovën, sidomos në pozitën e krahut të djathtë.

Në atë pozitë, luan edhe Florent Hadergjonaj, i cili është i thirrur për dy sfidat e shtatorit.

Në vend të Vojvodës, mund të thirret lojtari i Ballkanit, Armend Thaçi, i cili është në formë shumë të mirë momentale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore