Sport

Legjenda italiane ofron dorëheqjen nga posti i trajnerit, por presidenti i klubit e refuzon atë


Legjenda e futbollit italian, Fabio Cannavaro, deshi të jepte dorëheqje nga posti i trajnerit të Benevento-s.

Megjithatë kjo kërkesë e fituesit të Kupës së Botës me Italinë u refuzua nga presidenti i Benevento-s.

Cannacaro u dorëzua për shkak të rezultateve të dobëta, pasi që prej se mori drejtimin e skuadrës më 21 shtator, ka regjistruar dy humbje dhe dy barazime, duke e zhytur ekipin në vendin e 15-të.

Sipas asaj që raporton “Goal.com”, ish-mbrojtësi i Real Madrid-it menjëherë pas humbjes nga Como e paraqiti dorëheqjen presidentit të klubit, Oreste Vigorito.

Megjithatë, ky i fundit nuk pranoi tërheqjen e trajnerit duke besuar tek Cannavaro si njeriu i duhur për të rikthyer sërish rezultatet pozitive.

Vetë Cannavaro është shprehur i lumtur më pas që presidenti Vigorito nuk e pranoj dorëheqjen e tij dhe që ende i beson pavarësisht momentit negative që po kalon ekipi.

Kujtojmë që në sezonin 2017/18, skuadra e Benevento-s ishte pjesë e elitës së futbollit italian, të cilët shpresonin për një rikthim të mundshëm në këtë sezon.

Megjithatë, rezultatet aktuale të tyre nuk lejojnë që presidenti i klubit të shpresojë në këtë sukses.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore