Sport

LeBron James kritikon idenë e garës për Play-in


LeBron James

Los Angeles Lakers kanë humbur edhe një ndeshje shumë të rëndësishme drejt garës për “playoff”.

Kampionët në fuqi tashmë kanë pësuar disfatë përballë Toronto Raptors dhe rrezikojnë kualifikimin e drejtpërdrejtë në “playoff”, pasi Lakers, Dallas Mavericks dhe Portlan Trail Blazers kanë rekord të barabartë.

Super ylli, Lebron James i cili sapo është kthyer nga lëndimi, shprehi frustrimin e tij lidhur me garën e “play-in.”

Ai tha se kushdo që është ideatori i garës së “play-in” duhet të pushohet nga puna.

Sidoqoftë, një vit më parë, LeBron tha se do ta shijonte një garë për play-in për gjatë pezullimit të sezonit 2019-20. E dini, kur Lakers ishin fara e parë në Perëndim dhe kundërshtari i tyre i “playoffit” do të duhet të marrë pjesë në këtë ngjarje.

“Një gjë që nuk mund të bësh thjesht është të shkosh direkt në “playoff”, sepse diskrediton ndeshjet që djemtë kishin luftuar për atë pozicion,” tha James në Mars të vitit 2020.

“Është Portland, Memphis, New Orleans dhe Sacramento të cilët duhet të kenë të drejtën për të luftuar për playoff. Kështu që nëse kanë pesë ose 10 ndeshje të mbetura, pse mos të luftojnë këto skuadra”, kishte shtuar James.

Padyshim, LeBron e kishte këtë mendim gjatë periudhës kur NBA u ndal, por arsyetimi i tij ishte se ekipet nuk luajtën një sezon të plotë, ata duhet të jenë në gjendje të luajnë rrugën e tyre drejt play-off.

Sezoni i NBA 2020-21 nuk është sezon i plotë po ashtu, është në 10 ndeshje më pak se sezoni tipik i NBA.

Lakers do kenë ndeshje direkte me pozitën e shtatë, Portland Trail Blazers e cila do jetë lojë shumë e rëndësishme për te ardhmen e Lakers në “playoff”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore