Sport

LeBron James është i lumtur në Los Angelos dhe nuk po mendon të largohet


Kohët e fundit janë përhapur thashethemet për një destinacion të ri të mundshëm për superyllin e NBA, LeBron James.

Sezonet e tij të fundit me LA Lakers nuk kanë qenë të kënaqshme, dhe këtë sezon të kaluar ata nuk u kualifikuan as në Playoffs, një dështim historik duke pasur parasysh shkallën e investimeve të bëra në ekipin e tyre.

Duke pasur parasysh këtë situatë, raporte të ndryshme thanë se Cleveland Cavaliers janë pozicionuar për të pasur një hapësirë ​​të madhe pagash verën e ardhshme.

Me LeBron potencialisht të lirë, dhe me një ekip të ri me rritje të madhe, ata mund të zgjedhin rikthimin e James.

Megjithatë, Marc Stein ka shpjeguar se thashethemet janë të rreme.

“Burimet e informuara për këtë çështje theksojnë se James është jashtëzakonisht i lumtur në Los Angeles, pavarësisht dy sezoneve të vështira radhazi me Lakers”, tha Stein.

“Ai dhe familja e tij, sipas të gjitha raporteve, janë rrënjosur gjithnjë e më shumë në Kaliforninë Jugore që kur James nënshkroi me Lakers në vitin 2018”.

Një tjetër analist me reputacion i NBA, Brian Windhorst, pohoi gjithashtu se LeBron është i fokusuar në Los Angeles dhe një lëvizje në Cleveland është shumë larg për momentin.

James do të hyjë në vitin e 20-të të karrierës së tij sezonin e ardhshëm dhe gjithashtu në vitin e fundit të kontratës së tij me Lakers.

Më 4 gusht, James ka të drejtë të nënshkruajë një zgjatje dyvjeçare të kontratës, por nuk ka pasur ndodhur asgjë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore