Sport

Leao: Jam fans i Kvaratskhelia-s


Rafael Leao dhuroi spektakël në mbrëmjen e kaluar, në ndeshjen që ekipi i tij, Milan-i, e mposhti Napolin në udhëtim me rezultat 0:4.

Sulmuesi portugez shënoi dy gola në këtë ndeshje, si dhe pati paraqitje të mrekullueshme.

Pas ballafaqimit, ai ndërroi fanellat me yllin e Napolit, Khvicha Kvaratskhelia-n dhe për këtë gjë u pyet nga gazetarët se psë zgjodhi pikërisht gjeorgjianin për t’i shkëmbyer fanellat.

“Me Kvara-n” ishte përgjigjja e Leao-s.

“Jam një fans i madh i tij, më pëlqen shumë për atë që bën në fushë. Mendoj se ai është i ngjashëm me mua. I pëlqen të driblojë kundërshtarët, po zhvillon një sezon madhështor”, deklaroi Leao.

Ndërkohë, vetë Kvaratskhelia kishte pasur edhe lëvdata për Leao-n, i cili kishte thënë: “Ai ka një potencial të jashtëzakonshëm, Rafa do të bëhet një lojtar i klasit botëror”.

Kujtojmë që Kvaratskhelia po kalon një sezon shumë të mirë me Napolin, duke u bërë një yll botëror, që në sezonin e parë që u transferua nga kampionati gjeorgjian.

22-vjeçari ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar 16 asistime në 31 ndeshje në këtë sezon.

Vlera e tij ka pasur një rritje të jashtëzakonshme. U ble vetëm për 10 milionë euro, ndërsa vlera në treg e tij tani shkon mbi 100 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore