Lajme

LDK-ja pritet të iniciojë Rezolutë në Kuvend të Kosovës për dhunën dhe ngacmimet seksuale në Kosovë


Deputetë të LDK-së.

Gjatë diskutimit të hapur nga Fondacioni gjerman Konrad Adenauer, Zyra në Kosovë, përfaqësues të Forumit të Gruas së LDK-së, Jehona Lushaku dhe Doarsa Kica Xhelili kanë thënë se LDK-ja do të propozojë në Kuvend të Kosovës një rezolutë kundër dhunës seksuale.

Në këtë rezolutë pritet që të përcaktohen qartë detyrat e institucioneve të Kosovës, Qeverisë dhe gjyqësorit, për të parandaluar këtë fenomen.

“Në kuadër të kësaj qasje të re të platformës politike, ne do të prezantojmë në Kuvendin e Kosovës një rezolutë e cila do të bëjë thirrje dhe do të prezantojë disa ide për të adresuar dhe rritur efikasitetin sa i përket rasteve për ngacmime seksuale dhe rasteve në përgjithësi ndaj dhunës ndaj grave”.

Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Ne në platformën tonë politike do të përfshijmë edhe veprime konkrete të cilat do të jenë masa konkrete nga komunat, aty ku ne qeverisë. Por do të ketë edhe politika të cilat si parti politike do t’i përfshijmë në platformën tonë për t’i ngritur atëherë kur jemi në qeveri”, ka thënë ajo.

Deputetja e kësaj partie, Doarsa Kica-Xhelili, u shpreh se një rezolutë e tillë është e nevojshme shkaku i rritjes së rasteve të dhunimit dhe të ngacmimeve seksuale në përgjithësi.

“U diskutua për krijimin e një task-force në polici dhe trajnimeve të avancuara të prokurorëve dhe gjyqtarëve për profilizim në këto lëndë. Si LDK është e rëndësishme që ne të vazhdojmë këtë komunikim me gjitha palët e interesit, viktimat dhe njerëzit e gjitha strukturave, institucioneve që të kemi të qartë se çka do të na nevojitet si tekst në rezolutën e Kuvendit që të sigurojmë se ai do të jetë i zbatueshëm dhe që do të shtyhet përpara”, tha Kica-Xhelili.

Ndryshe në Kosovë, muajt e fundit ka pasur rritje të rasteve të dhunës seksuale si dhe asaj fizike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore