Kosova

Lavrov flet përsëri për Kosovën, po përsëri për të njëjtën gjë


Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, ka thënë për televizionin rus “Zvezda” se “vendet perëndimore në mënyrë të njëanshme e njohin Kosovën si shtet të pavarur, sepse u shkon për shtat”.

“Perëndimi, në përpjekje për të ruajtur dominimin dhe për të shkuar kundër rrjedhës objektive të historisë, refuzon të drejtën ndërkombëtare. Rregullat janë shpikur në varësi të detyrës specifike. Kur të jetë e nevojshme, Perëndimi është i gatshëm të njohë pavarësinë e shpallur ilegalisht, pa asnjë referendum, në mënyrë të njëanshme, siç ishte rasti me Kosovën”, tha ai.

Gjatë takimit të javës së kaluar me ministrin e Brendshëm serb Aleksandar Vulin në Moskë, Lavrov tha se Rusia do të mbështesë çdo zgjidhje që u përshtatet serbëve.

Para fillimit të takimit, Lavrov ka folur për pandryshueshmërinë e qëndrimit të Rusisë për Kosovën, gjë që është konfirmuar vazhdimisht nga presidenti rus Vladimir Putin.

Në diskursin e politikaneve rusë, sidomos presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe kryediplomatit rus vazhdimisht përmendet Kosova dhe pavarësia e saj.

Më 12 prill të këtiji viti, Lavrov, ishte thirrur në të ashtuquajturin “argument” se Krimea është shkëputur nga Ukraina përmes referendumit popullor, dhe se kjo për botën s’ka qenë e pranueshme, ndërsa tha se “Kosova pa referendum u shpall dhe u njohë si shtet i pavarur”.

“Si është e mundur që për Kosovën qenka e mundur pavarësia pa referendum, derisa në Krime, si rezultat i referendumit të vëzhguar nga qindra përfaqësues objektivë të vendeve të huaj, njohja s’është e mundur”, pati thënë Lavrov.

Nxjerrja e paraleleve krejtësisht të paqëndrueshme të dy konteksteve rreptësishtë të ndryshme mes Krimesë dhe Kosovës, ka qenë njëra nga pseudoargumentet e propagandës ruse që kur ka nisur pushtimin e Ukrainës, e që no vokabularin e tyre e quajnë “operacion special ushtarak”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore